Ish-kryeministri Avdullah Hoti ka thënë se inflacioni mesatar në dhjetor të vitit 2022 arriti në 12%, por për disa mallra dhe shërbime elementare, ku shpenzohet shumica e buxhetit familjar, arriti shifra edhe më të larta.
Ai ka thënë po ashtu se pushtetarët u kujdesën për një pjesë të bizneseve – ato biznese që kanë kontrata me shtetin për investime kapitale. Kuvendi sipas tij e miratoi ligjin diskriminues për punët publike, me të cilin bizneset mund të rrisin çmimin e kontratave me shtetin deri në 20% për shkak të rritjes së çmimeve të materialeve.