UBT News

​Hoti i bindur se LDK-ja do të fitojë

Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, pas nominimit nga partia e tij që të jetë kandidat për kryeministër në zgjedhjet e jashtëzakonshme që pritet të mbahen, tha se është mirënjohës që ka marr sërish besimin nga partia e tij.

“Jam tepër i kënaqur që LDK i ka bërë vlerësimin punës së qeverisë. Është arritur të bëhet një punë e jashtëzakonshme. Mbi bazën e kësaj jam mirënjohës për besimin që e kam marr të plotë që të jem kandidat i LDK-së për këto zgjedhje. Do të dalë para qytetarëve me ofertën e re. Jam i bindur se jemi favorit se do të fitojmë në këto zgjedhje”, tha Hoti.

Exit mobile version