UBT News

​Hoti garanton mbështetjen financiare për RTK-në

Kryeministri në detyrë Avdullah Hoti priti dje në takim kryetarin e Bordit të RTK-së, Sali Bashota dhe drejtorin e përgjithshëm, Ngadhnjim Kastrati, me të cilët bisedoi për mundësitë e transferimit të mjeteve të ndara për RTK-në për muajt janar-mars 2021, sipas ligjit mbi ndarjet buxhetore për vitin 2021.

Hoti siguroi përfaqësuesit e RTK-së, se Qeveria në detyrë do të analizojë të gjitha mundësitë ligjore për të ofruar zgjidhje që transmetuesi publik të mos mbetet pa mbështetje financiare dhe të sigurohet mbarëvajtja e punës së këtij mediumi, i cili është themeluar nga Kuvendi i Kosovës.

Për shkak të shpërbërjes së Kuvendit dhe mungesës së Komisioneve Parlamentare, RTK-ja po rrezikon të mbetet pa mbështetje financiare, pasi që Kryesia e Kuvendit, po heziton të ofrojë zgjidhje për situatën e krijuar, thuhet në një komunikatë për media të Zyrës së Kryeministrit.

Exit mobile version