UBT News

​Hilmi Hoxha zgjidhet kryesues i Kuvendit Komunal të Podujevës

Sot është përmbyllur me sukses procesi i zgjedhjes së kryesuesit të Kuvendit të Komunës, ku pas raundit të tretë të votimit me shumicë votash në këtë pozitë është zgjedhur profesori Hilmi Hoxha. Lajmi është bërë i ditur nga kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi, përmes një postimi në Facebook.

“Lëvizja Vetëvendosje dje ka propozuar kandidaten e saj për kryesuese të Kuvendit, por pasi nuk gjeti mbështetjen e nevojshme, Adelina Stublla sot është tërhequr nga gara për t’i hapur rrugë zgjedhjes së kryesuesit nga radhët e opozitës në Kuvend. Meqë nuk e kemi shumicën në Kuvendin Komunal, ne si subjekt fitues jemi obliguar që për hir të zhbllokimit të kësaj situate, evitimit të zgjedhjeve të jashtëzakonshme për Kuvendin Komunal dhe formimit të trupave të Kuvendit kemi vendosur ta votojmë kandidatin e propozuar nga opozita”, shkruan Bulliqi.

Ai me këtë rast i ka uruar kryesuesit Hilmi Hoxha detyrën e re duke shprehur gatishmëri për bashkëpunim, me qëllim të shtyrjes përpara të projekteve me rëndësi për komunën dhe qytetarët e saj.

Exit mobile version