Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë mirëpritur vendimin e liderëve shtetërorë të Kosovës për të pezulluar përkohësisht masat e reciprocitetit për targat dhe letërnjoftime, ka thënë ambasadori amerikan Jeffrey Hovenier.
Hovenier ka thënë se të dyja masat janë plotësisht në përputhje me marrëveshjet e Brukselit dhe se ishin në koordinim me komunitetin ndërkombëtar.
“ShBA mirëpret vendimin e liderëve të Kosovës për të pezulluar përkohësisht zbatimin e masave të reciprocitetit për targat dhe dokumentet hyrëse/dalëse, të dyja masat janë plotësisht në përputhje me marrëveshjet e Brukselit dhe ishin të koordinuara me komunitetin ndërkombëtar”, ka shkruar ai në Twitter.