UBT News

​Haziri reagon për vrasjen dhe plagosjen në Gjilan

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri ka reaguar për vrasjen në lagjen “Arbëria” në Gjilan që ka ndodhur mbrëmjen e së hënës. Edhe një person u plagos në këtë rast tragjik.

I pari i Gjilanit u ka bërë thirrje organeve të drejtësisë që ta ndriçojnë rastin dhe i ka shprehur ngushëllime familjes së të ndjerit.

“Jam i tronditur pas lajmit të mbrëmshëm për vrasjen e një të riu dhe plagosjen e një tjetri në Gjilan. I shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes së të ndjerit, ndërsa kërkoj nga organet e drejtësisë që ky rast të zbardhet deri në fund”, ka thënë kryetari Haziri.

Ndërkohë që lidhur me këtë rast janë ndaluar pesë persona si të dyshuar. Kështu ka njoftuar Prokuroria Themelore në Gjilan.

Ndërsa, i plagosuri i cili fillimisht u trajtua në Spitalin e Përgjithshëm të Gjilanit, është dërguar për trajtim të mëtejmë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, dhe është në gjendje stabile.

Exit mobile version