UBT News

​Haziri: LDK do të fitojë pa balotazh në Gjilan

Kandidati i LDK-së për Gjilanin, Lutfi Haziri u shpreh i bindur se kjo parti ka fituar bindshëm në këtë komunë. Haziri në një konferencë për media ka thënë se do të konfirmohen bindshëm dhe pa balotazh fitues.

“Sipas shënimeve të para dhe mostrat që LDK i merr nga terreni dhe exit-poll natyrisht ne jemi fitues të dyfishtë. LDK ka fituar edhe për zgjedhjet për kryetar komune, ka fituar edhe zgjedhjet për parti në kuvend komunal. Dhe jemi në përqindje dhe diferencë të qëndrueshme dhe shënimet tona thonë që nga rezultatet ku nuk ka pasur marzhë të exit-poll, LDK prin larg dhe do të dalim mbi marzhën e gabimeve të exit-poll. Që nënkupton që deri në mesnatë do të dalim pa balotazh fitues. Dhe kjo na bën të përgjegjshëm të përgjegjshëm dhe krenar”, tha Haziri.

Ai më tej ka shtuar se LDK ka përmbysur rezultatin në raport me Lëvizjen Vetëvendosje.

Exit mobile version