UBT News

​Haxhiu: Skenari për thellimin e tensioneve po vazhdon përmes autokratit Vuçiq

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka reaguar pas caktimit të masës së paraburgimit për tre policët e Kosovës të rrëmbyer nga forcat serbe. Ajo ka thënë skenari për thellimin e tensioneve po vazhdon nga Serbia agresore përmes presidentit autokrat Vuçiq.

Ministrja e Drejtësisë ka kërkuar lirimin e menjëhershëm të policëve kufitarë që po mbahen në Serbi.

“Skenari për thellim të mëtejmë të tensioneve po vazhdon nga Serbia agresore përmes presidentit autokrat Vuçiq. Gjykata e dirigjuar nga lartë paska dhënë masë të paraburgimit për 30 ditë për policët e Kosovës, të rrëmbyer dy ditë më parë në Leposaviç. Por për çfarë? Vlerat perëndimore si demokratizimi i shoqërisë dhe pavarësimi i institucioneve duhet të jenë presion ndaj Serbisë. Dirigjimi i institucioneve të drejtësisë nga Vuçiq ka pasoja edhe në Ballkan”, ka shkruar Haxhiu.

Ajo ka thënë se demokracia nuk mund të ketë aleat autokracinë dhe as nuk mund të thellohet deri në absurd e të rri e heshtur ndaj autokratëve.

Exit mobile version