Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka reaguar pas lirimit të tre policëve të rrëmbyer nga Serbia. Ajo ka thënë se kjo dëshmon vërtetësinë për skemat e krijuara nga Beogradi, me qëllim të destabilizimit të Kosovës.
Haxhiu ka thënë se rrëmbimi i tyre nuk kishte të bënte me drejtësi, por me agresionin e Serbisë.
“Lirimi nga paraburgimi në Serbi i tre policëve të Kosovës, është lajm i mirë që dëshmon edhe më tej vërtetësinë për skemat e krijuara nga Beogradi me qëllim destabilizimin në veri të vendit. Kidnapimi i tre policëve nuk kishte të bënte me drejtësi por me agresionin e Serbisë në Kosovë. Këtë fakt duhet ta njohin dhe pranojnë edhe miqtë tanë ndërkombëtarë të cilët duhet të kërkojnë përgjegjësi ndaj autoriteteve serbe për hyrjen e tyre të jashtëligjshme në Kosovë dhe rrëmbimin e tre policëve kufitarë”, ka shkruar Haxhiu.
Me 14 qershor, tre policë kufitarë të Kosovës ishin rrëmbyer nga forcat serbe brenda territorit të vendit tonë.