UBT News

​Haxhiu: Po punojmë çdo ditë për arritjen e reformës në drejtësi

Ministria e Drejtësisë në bashkëpunim me Bashkimin Evropian dhe Këshillin e Evropës kanë organizuar një takim me qëllim të lansimit të raportit “Vlerësimi krahasues i të dhënave mbi funksionin e drejtësisë në vend(2014-2020)”, raport ky i cili tregon për numrin e gjyqtarëve, prokurorëve, normën e zgjidhjeve së lëndëve për kategori dhe norma të ndryshme të gjyqësorit, numrin e ditëve për përfundimin e lëndëve.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, tha se janë të angazhuar dhe të përkushtuar në arritjen e reformës në drejtësi.

“Si ministri jemi duke punuar me përkushtim, me dedikim për arritjen e reformës për drejtësi në Kosovë, për të cilën siç jeni në dijeni jemi duke punuar çdo ditë. Në kuadër të këtyre përpjekjeve, Ministria e Drejtësisë e konsideron edhe metodën e analizës dhe të dhënave shumë të rëndësishme për identifikimin e problemeve në sistemin e drejtësisë dhe për këto të gjetura do të hartojë politika duke filluar me koncept-dokument për të analizuar në mënyrë gjithëpërfshirëse fenomenin për të proceduar më pas për hartimin e ligjeve apo plotësim-ndryshimin e tyre pavarësisht si na udhëzon koncept-dokumenti”, tha ajo.

Ajo tha se ky raport përfshin numrin e përgjithshëm numrin e gjyqtarëve, prokurorëve, normën e zgjidhjeve së lëndëve për kategori dhe normë të ndryshme të gjyqësorit, numri i ditëve për përfundimin e lëndëve.

“Ky raport i vlerësimit krahasues i të dhënave mbi funksionimin e të dhënave mbi sistemin e drejtësisë në Kosovë për periudhën 2014-2020 është caktuar nga Ministra e Drejtësisë në bashkëpunim me institucionet relevante të drejtësisë, përfshirë këtu Këshillin Gjyqësorë të Kosovës, Këshillin Prokurorial, Odën e Avokatëve dhe Agjencinë për Ndihmë Juridike falas, përmes projektit të mbështetur nga Këshilli i Evropës i bazuar në metodologjinë e Komisionit Evropian për efikasitetin e Drejtësisë për vlerësimin e sistemeve gjyqësore. Do të theksohet se kjo metodologji përdoret në krah të të gjitha vendeve anëtare të Këshillit të Evropës dhe ka për qëllim të analizojë funksionimin e sistemeve gjyqësore dhe të orientojë politikat e drejtësisë dhe të arrihen korniza më të mira kohore gjyqësore dhe të optimizojë menaxhimin e kodit gjyqësor”, shtoi Haxhiu.

Kryetari i zyrës së Këshillit të Evropës në Kosovë, Frank Power, foli për raportin i cili është punuar në një kohë shumë sfiduese të pandemisë, derisa tha se kjo sfidë ka ndikim edhe në sistemin e drejtësisë.

“Ky raport u shqyrtua në vitet 2021/2022 dhe është një kohë shumë sfiduese për arsye të krizës me pandeminë, e cila ka ndikuar në tërë botën, prandaj kriza ende nuk ka përfunduar dhe ndikimi i saj në funksionimin e sistemit të drejtësisë nuk mund të injorohet. Të dhënat statistikore duhet të monitorohen në mënyrë të vazhdueshme, ka raporte statistikore në dispozicion përmes menaxhimit të rasteve,(…) për menaxhimin e statistikave në mënyrë automatike që është zhvilluar në mbështetje të Këshillit të Evropës në Kosovë. Ato monitorojnë numrin e rasteve të vjetra dhe që duhet tu jepet atyre… (02:57)Kjo ndërmarrje e metodologjisë në Pejë mund të duket se është në mungesë teknike e larguar nga ngjarjet që paraqiten, por të them se ky lloj i punës është çështje fondamentale e të drejtave të njeriut dhe efikasitetit te sistemit të drejtësisë ka të bëjë me Konventën e të Drejtave të Njeriut dhe me të drejtën për gjykim të drejtë”, tha ai.

Kryetari i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Albert Zogaj potencoi se ky raport është një shembull i punës së suksesshme, e i cili, siç tha ai, nuk do të ishte i mundur pa bashkëpunimin e zyrtarëve të institucioneve.

“Sigurisht raporti është një shembull i mirë i punës së koordinuar i institucioneve për shkak se do të ishte i pamundur pa bashkëpunimin e të gjithë zyrtarëve të institucioneve tona për të nxjerrë një raport i cili merr perspektiva të Këshillit Gjyqësor është tejet i rëndësishëm, jo vetëm për faktin se pranon dhe jep vlerësim për standardin e SPEZH dhe politika të avancuara dhe për faktin se vjen në një moment të rëndësishëm kur ne jemi duke vënë vlerësime për efikasitetin e gjyqësorit dhe drejtësisë në përgjithësi. Siç kemi vërejtur nga raporti komponentët kryesore të tij janë buxheti që ka sistemi i drejtësisë dhe gjyqësori pa përjashtuar sistemin prokurorial”, tha ai.

Exit mobile version