UBT News

​Haxhiu për rastin në Pejë: Hetimet duhet të thellohen

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka dënuar ashpër sulmin fizik ndaj një të moshuare nga punonjëset e një qendre të të moshuarve në Pejë, duke thënë se hetimet në lidhje me rastin duhet të thellohen.

Dy të dyshuara janë arrestuar pak kohë pasi janë publikuar pamjet tronditëse në rrjetet sociale të keqtrajtimit të së moshuarës.

“Sjellja abuzuese e mizore, ndaj një të moshuare në Pejë, na ka tronditur të gjithëve. Në këto momente institucionet përgjegjëse, policia dhe prokuroria, janë duke e bërë punën e tyre dhe disa nga personat e dyshuar janë arrestuar. Abuzimi që pamë sot, nuk mund të jetë i vetmi prandaj qytetarët duhet të bashkëpunojnë me institucionet në rast të dyshimeve për keqtrajtimin e familjarëve në shtëpinë e të moshuarve në Pejë, apo edhe në qendrat tjera të kujdesit ndaj këtyre kategorive. Hetimet duhet të thellohen. Gjithashtu, menaxhmenti duhet të jep llogari për keqtrajtimin e qytetarëve në ato ambiente”, ka shkruar ministrja Haxhiu.

Exit mobile version