UBT News

​Haxhiu, kryetare e Gruas së Vetëvendosjes

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu është zgjedhur kryetare e organizatës Gratë për Vetëvendosje.

Haxhiu përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook ka shkruar se zgjedhja e saj si Kryetare e Gruas në Vetëvendosje është përgjegjësi dhe nder për të.

“Me gratë e qyteteve e fshatrave, me profesione nga më të ndryshmet, me vullnetin e tyre për vetëvendosje, do të jemi kudo dhe gjithandej duke i kontribuuar edhe më shumë, shoqërisë, lirisë e demokracisë”, ka shkruar Haxhiu.

Ministrja Haxhiu fitoi me 94.55 për qind të votave për, 2.81 ishin kundër dhe 2.64 abstenuan.

Exit mobile version