UBT News

​Haxhiu: Kosovës nuk i duhet një kryeprokuror i paaftë dhe që s’ka integritet moral

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu tha se Kosovës nuk i duhet një kryeprokuror i paaftë dhe që s’ka integritet moral, por i guximshëm që nuk i shërben grupeve të interesit.

Ajo ka thënë se Prokuroria nuk ka ndërmarrë asnjë veprim ndaj një sërë dosjesh që i ka dorëzuar Qeveria, sipas saj për keqpërdorimet që i ka gjetur në ekzekutiv.

“Neve na duhet një kryeprokuror i guximshëm që nuk e ka bishtin e zënë me derë, që nuk i shërben individëve, nuk i shërben grupeve të interesit, por ligjit, mandatit dhe Kushtetutën. Mandati i kryeprokuror të shtetit është shtatë vite, janë shumë. Nuk mundemi që edhe shtatë vite të tjera me qu me një kryeprokuror që s’ka integritet moral dhe profesional. Pra që është i paaftë dhe që nuk njihet për asnjë lëndë që e ka quar përpara. Për këtë po flasim ne, ne duam një sistem të drejtësisë të çliruar nga grupet e interesit, individët dhe oligarkët”, tha ajo.

Në anën tjetër, deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj, tha se nuk është çudi që jo shumë larg, ministren Haxhiu ta shohin prapa grilave.

Exit mobile version