UBT News

​Haskuka fton qytetarët të dalin masovikisht të votojnë

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Prizrenit, Mytaher Haskuka, ka ftuar të gjithë qytetarët të dalin masovikisht për ta shfrytëzuar të drejtën e votimit për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale.

Pasi votoi në shkollën teknike “11 Marsi” në Prizren, Haskuka i cili është edhe kryetar aktual, tha se i tërë procesi deri më tani po shkon në rregull.

“Sapo votova. Një ditë për katër vjet dhe qytetarët duhet të votojnë. Vota është besim i qytetarëve për punën e bërë dhe punët që presin. Shpresoj që çdo qytetarë duhet të përdor të drejtë për të votuar. Çdo gjë është duke shkuar mirë, koha është e mirë. Prandaj ftoj gjithë qytetarët të dalin masovikisht të votojnë”, tha ai.

Kundërkandidat i Haskukës në këto zgjedhje është Shaqir Totaj i PDK-së.

Exit mobile version