UBT News

​Haradinaj: Vota për president – referendum për një atdhe të sigurt

Kandidati i AAK-së për president, Ramush Haradinaj, ka takuar sot strukturat e kësaj partie në Skenderaj. Në Facebook, Haradinaj ka shkruar se vota për president është referendum për një Kosovë të sigurt dhe të integruar në strukturat euro-atlantike.

“Vota për president është referendum për një atdhe të sigurt dhe të integruar në struktura euro-atlantike dhe është obligim për mua që të qëndroj i palëkundur për të ardhmen e Kosovës ashtu siç e duam të gjithë. Takova sot strukturat e Aleancës në Skenderaj. Është për t’u krenuar me punën e tyre të palodhshme në kohët kur vendi ynë ka nevojë më shumë se kurrë për energji të tilla që tregojnë vendosmëri në rrugën tonë drejt fuqizimit të shtetit dhe së ardhmes tonë”, shkroi ai./UBTNews

Exit mobile version