Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka pritur sot në takim ambasadorin austriak në Prishtinë, Christoph Weidinger, me të cilin kanë biseduar për temat aktuale në vend, me theks të veçantë për zgjedhjet e parakohshme parlamentare.
Haradinaj ka falënderuar diplomatin austriak për mbështetjen e përhershme të Austrisë për Republikën e Kosovës, në periudha të ndryshme, e sidomos në proceset integruese euroatlantike.
“Shpreha dëshirën për forcimin e marrëdhënieve bilaterale, në një kohë kur Kosova ka shumë nevojë për mbështetjen nga aleatët e saj strategjikë, në kapërcimin e krizës dhe zhvillimin ekonomik”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.