Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj është takuar me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.
Këtë e ka bërë të ditur vet Haradinaj në një postim në Facebook, me ç’rast ka publikuar fotografi nga takimi. Ai ka thënë se bashkëpunimi mes Kosovës dhe Shqipërisë në ekonomi, infrastrukturë, siguri e politikë të jashtme, ishin temat kryesore të takimit të sotëm.
“Bashkëbiseduam gjithashtu për projektin e Hekurudhës Prishtinë – Durrës si projekt i domosdoshëm për të dyja vendet, si dhe dhënien e dyshtetësisë për qytetarët tanë. Falënderova Kryeministrin Rama për ndihmën e shtetit shqiptar gjatë krizës energjetike në Kosovë dhe shpreha nevojën e gjetjes së mënyrave të bashkëpunimit të ngushtë mes dy vendeve në këtë kohë aspak normale”, ka shkruar ai.