UBT News

​Haradinaj-Stublla takohet me kryesinë e Shoqatës “Vatra”: Miqësia me Amerikën e përhershme

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj Stublla, ka zhvilluar një takim miqësor me kryesinë e Shoqatës “Vatra” në Nju Jork, që konsiderohet si shtëpia kulturore e shqiptarëve dekada me radhë në Amerikë.

Shefja e diplomacisë kosovare ka thënë se është nder i veçantë që të vizitojë shtëpinë që ka punuar në vazhdimësi për ta forcuar lidhjen me shtetin mik amerikan.

“Nder dhe emocion i veçantë të pritem brenda këtyre mureve ku jeton historia e figurave të lavdishme të kombit. Misioni i tyre i pandalshëm edhe kur kohërat ishin kundër nesh dhe guximi për të qëndruar drejt, është shtegu që duhet të ndjekim edhe sot”, është shprehur Haradinaj Stublla.

Exit mobile version