UBT News

​Haradinaj sërish kundërshton mbylljen e kufijve dhe orën policore: Zbrit në tokë o kryeministër

epa06194897 Leader of the Alliance for Future of Kosovo (AAK), Ramush Haradinaj, gestures after he was elected the new Prime Minister of the Republic of Kosovo in Pristina, Kosovo, 09 September 2017. The 49-year-old Haradinaj served as prime minister for three months from December 2004 to March 2005. EPA-EFE/VALDRIN XHEMAJ

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka reaguar sërish ndaj Qeverisë Kurti për masat antiCOVID, që sipas tij janë të pakuptimta.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Haradinaj i ka kujtuar kryeministrit Kurti deklaratën e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, e cila vlerëson se ndalimi i udhëtimit nuk e parandalon përhapjen e virusit.

“Organizata Botërore e Shëndetësisë del me vlerësimin se ndalimi i udhëtimeve nuk e parandalon përhapjen e virusit e Qeveria jonë i bllokon shqiptarët me hy në Kosovë, e ata që janë brenda i mbyll me orë policore në shtëpi! Zbrit në tokë o Kryeministër!”, ka shkruar Haradinaj.

Exit mobile version