Anëtari i kryesisë së AAK-së, Daut Haradinaj ka thënë se marrëveshjet e natës nuk sjellin dobi për vendin.
Haradinaj përmes një reagimi në llogarinë e tij në Facebook, ka thënë se shpreson që kryeministri Kurti do të sqarohet për opinionin në Kosovës për darkën e zhvilluar mbrëmë.
“Shpresoj që Albini do e sqarojë opinonin në Kosovë për darkën e zhvilluar mbrëmë në orët e vona se për çka u dakorduan! A janë pajtuar për zbatimin e atyre marrëveshjeve që i kundërshtoi deri sa erdhi në pushtet!?”, është shprehur Daut Haradinaj.
Ai ka thënë se është e padrejtë që opinioni të informohet nga negociatori e jo nga kryeministri Kurti.
“Është e padrejtë që opinioni të informohet nga negociatori e jo nga Albini. Marrëveshjet e natës nuk e di nëse sjellin dobi për vendin. Shpresoj që ky mëngjes do jetë reflektues për ty dhe për përgjegjësitë që i ke!”, ka përfunduar Haradinaj.