Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se është detyrë e qeverisë që t’i sigurojë tekstet shkollore për nxënësit në Kosovë. Sipas tij, çdo justifikim për këtë dështim është qesharak.
“Çfarë duhet të ndodh tjetër që Kurti ta kuptojë që ai dhe qeveria e tij janë kthyer në dëm për Kosovën? Çfarë faji i kanë prindërit e nxënësit që po i poshtëron me tekste shkollore. Sikur nuk u mjaftoi poshtërimi që i’u bënë mësimdhënësve me paga”, ka shkruar ai.
Haradinaj ka reaguar pasi Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, e ka paraqitur si mundësi që këtë vit prindërit t’i blejnë tekstet shkollore ndërsa mjetet financiare do t’u transferohen nga shteti.