Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Hararinaj, pas takimit me kryeministrin Albin Kurti, ka kërkuar përfshirje më të madhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në dialogun Kosovë-Serbi.
Para mediave, Haradinaj tha se ka pasur një diskutim për përmbajtjen e marrëveshjes finale me kryeministrin Kurti dhe se ka paraqitur pikëpamjen e AAK-së për këtë proces. Ai mohoi të gjitha mundësitë që AAK-ja të përfshihet në koalicionin qeverisës.