UBT News

​Haradinaj nga Prizreni: Të jetojmë në paqe duke mbrojtur tonën

Kandidati për president të Kosovës, Ramush Haradinaj ka hapur zyrtarisht fushatën zgjedhore në Prizren nga vendi ku tha se ndodhën shumë kthesa historike.

Haradinaj ka kujtuar se një nga zotimet e Lidhjes së Prizrenit që kanë rëndësi të përjetshme që të jetojmë në paqe me fqinjtë tanë, por duke mbrojtur atë që është e jona.

“Një nga zotimet e Lidhjes së Prizrenit ka rëndësi të përjetshme: Të jetojmë në paqe me fqinjtë tanë, por duke mbrojtur atë që është e jona. Prandaj Kosova ka nevojë për një president të fortë që mund t’i qëndrojë Vuçiqit dhe të vendos ekuilibër mes pushteteve në Kosovë’, ka thënë Haradinaj.

Ai është zotuar se do të jetë i përkushtuar që t’i shërbejë vendit me gjithë forcë e zemër.

“Sot, ne fillojmë garën për zgjedhjet, ku qytetarët do të vendosin se kush do të jetë ky president. Unë jam i përkushtuar t’i shërbejë vendit tonë me gjithë zemër dhe me gjithë forcën time”, është shprehur Haradinaj.

Exit mobile version