UBT News

​Haradinaj: Nëse Kosova nuk shënon progres drejt BE-së, do të kërkojmë referendum për bashkim me Shqipërinë

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, deklaroi sot se nëse merr besimin për president, do të jetë përkrahës i krejt i institucioneve të vendit në shërbim të vendit.

Megjithatë, Haradinaj u shpreh kritik ndaj partnerëve evropianë duke thënë se deri më tani duhej të kishin bindur vendet e BE-së që nuk e njohin Kosovën ta bëjnë një gjë të tillë.

“Çka pas katër vitesh nëse nuk ka progres në Kosovë, nëse Kosova nuk është në dyert e NATO-s, nëse nuk e ka liberalizimin e vizave, nëse nuk është në dyer të OKB-së, nuk do të pranojmë të mbesim konflikt i ngrirë, do të shkojmë në referendum për bashkim me Shqipërinë. Që 20 vjet u kemi dhënë fjalën perëndimin për vizion të përbashkët për Kosovë euroatlantike, me dashtë BE i bind pesë vendet jo njohëse, ku janë partnerët tanë evropian pse na lënë me prit. Deshi Amerika na solli njohjen e Izraelit”, tha ai.

Haradinaj tha se nëse nuk ka progres, atëherë do të jetë ai që do të kërkojë referendum për bashkim me Shqipërinë.

“Betim i imi, nëse Kosovë nuk ka shënuar këto progrese do të jem i pari të kërkoj referendum për bashkim me Shqipërinë”, tha Haradinaj.

Exit mobile version