UBT News

​Haradinaj në 10-vjetorin e shpalljes së pafajësisë së tij: U vulos pastërtia e luftës sonë çlirimtare

Sot janë bërë 10 vjet qëkur Gjykata Ndërkombëtare për Krime Lufte në ish-Jugosllavi ka shpallur të pafajshëm Ramush Haradinajn.

Haradinaj në një postim në Facebook thotë se sot është një datë e rëndësishme për të duke falënderuar të gjithë ata që nuk humbën besimin në të dhe në pafajësinë e tij, teksa shtoi se kjo datë shënon edhe vulosjen e pastërtisë së luftës çlirimtare të UÇK-së.

“Të dashur qytetarë, sot për mua është një datë e rëndësishme, është përvjetori i lirisë sime, por edhe i vulosjes së pastërtisë së luftës sonë çlirimtare. Edhe pse çlirimtar, luftëtar për liri në tokën time, më 17 nëntor 2004 jam ftuar për herë të parë për intervistim nga Gjykata e Hagës. Që nga ajo ditë e deri më 29 nëntor 2012 ka zgjatur ndjekja ligjore ndaj meje. Edhe pse në aktgjykimin e parë jam liruar si i pafajshëm, pas disa viteve jam ftuar për herë të dytë në rigjykim. Përfundimisht, dhjetë vjet më parë, më 29 nëntor 2012, mora aktvendimin e pafajësisë. Lufta për pafajësinë time zgjati po aq sa zgjati lufta për liri. Falënderoj të gjithë ata që nuk humbën besimin në mua dhe në pafajësinë time, e m’u gjendën pranë në të gjitha mënyrat!”, shkroi ai mes tjerash në Facebook.

Exit mobile version