UBT News

​Haradinaj kujton masakrën e Belegut dhe të rënët në Shishman të Bokës

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka përkujtuar masakrën e Belegut dhe të rënët në Shishman të Bokës.

Haradinaj përmes një shkrimi në Facebook u shpreh se 29 marsi na kthen në kujtesë martirizimin e dyzetenëntë motrave e vëllezërve tonë në Beleg të Deçanit.

“29 marsi, na kujton përballjen heroike në Shishman të Bokes, rënien e katërmbëdhjetë bashkëluftëtarëve nga Dukagjini, Pashtriku e Drenica. Sakrifica e të rënëve është gjithëherë motivim për ta dashur atdheun e për ta ruajtur lirinë e tij. Duke u përulur para kësaj sakrifice, mbetet obligim i joni që të angazhohemi si shoqëri e shtet, për zbardhjen e fatit të të pagjeturve dhe vendosjen e drejtësisë për ta”, shkroi ai mes tjerash në Facebook.

Edhe sot e kësaj ditë fati i 33 të pagjeturve të këtij fshati si dhe fshatrave të tjera të Deçanit mbetet i pazgjidhur./UBTNews

Exit mobile version