UBT News

​Haradinaj flet pas takimit me Escobarin dhe Lajçakun

Përfaqësuesi i ShBA-ve për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak kanë pritur në takim liderët opozitarë në Ambasadën e ShBA-së në Prishtinë.

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj pas takimit me Escobarin dhe Lajçakun thotë ta ketë ripërsëritur përkushtimin për një marrëveshje gjithpërfshirëse ligjërisht të obliguar e që epilog ka njohjen reciproke në kufijtë ekzistues.

“Kam zhvilluar një takim sot, me emisarin amerikan Shkëlqesinë e tij Gabriel Escobar Ndihmës Asistent i Sekretarit të Shtetit për Çështje të Evropës dhe Evroazisë dhe Përfaqësuesin Special të BE-së për dialogun Kosovë – Serbi dhe Çështje të tjera të Ballkanit Perëndimor, Shkëlqesinë e tij Miroslav Lajčak. Gjithashtu ishte kënaqësi ta takoja Ambasadorin e ri amerikan në Kosovë, Shkëlqesinë e tij Jeffrey M. Hovenier. Kam ripërsëritur përkushtimin tonë për një Marrëveshje Gjithëpërfshirëse Ligjërisht të obligueshme, e cila ka epilog njohjen reciproke në kufijtë ekzistues dhe respekton rendin kushtetues të Republikës së Kosovës, gjë që mund të arrihet vetëm me rolin aktiv të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Gjithashtu i falënderova për angazhimin e tyre, Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian, për Republikën e Kosovës”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Exit mobile version