Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka thënë se do të jetë bartës i listës së kësaj partie në zgjedhjet e 14 shkurtit, por nuk do të ndryshojë qëndrimin se i njëjti do të jetë vetëm kandidat për president dhe jo për kryeministër.
“AAK do të kontribuojë në Parlament dhe Qeveri, dhe me mua si president ta bëjmë Kosovën një shtet me të cilën krenohemi të gjithë dhe të bëhemi anëtarë të NATO-s dhe BE-së”, tha Haradinaj.
Ai tha se po garojnë me program qeverisës që i përgjigjet sfidave dhe me kandidatë me integritet.
Haradinaj ka prezantuar persona që i janë bashkuar Aleancës dhe të cilët do të jenë për herë të parë kandidatë për deputetë.
“Nesër do të paraqesim listën e plotë të kandidatëve ku dy të tretat janë të rinj”, tha Haradinaj.