Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka njoftuar se do të fillojë bashkëbisedimin me qytetarët e Kosovës për problemet e tyre.
Haradinaj ka thënë se Kosova po kalon ditë jo të mira dhe se është në prag të kolapsit. Ai ka thënë se po e nis këtë bashkëbisedim në Prizren për të vazhduar më pas edhe në qendrat e tjera.
Ky cikël i bisedimeve me qytetarët është paralajmëruar disa javë më parë nga Haradinaj.
Satusi i plotë:
Kohërat e ndjeshme për Kosovën dhe qytetarët e saj, kërkojnë sinqeritet e bashkëbisedim mes nesh. Krijimi i hendekut të madh qeveri-qytetar, krizat në çdo pore të shoqërisë, kanë sjellur qytetarin e Kosovës në ditë jo të mira për të dhe institucionet e Kosovës në prag të kolapsit.
Do fillojmë sot me një cikël bisedimesh me qytetarët tanë. Nisim në Prizren, për të vazhduar ditëve tjera në qendra të tjera. Jeni të mirëseardhur të flasim hapur, të ndajmë brengat tona, të kërkojmë dhe të gjejmë zgjidhje.