UBT News

​Haradinaj: Deklaratat për rritje ekonomike pa fakte, janë ofendim për një vend e për një popull

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj përmes një shkrimi në Facebook ka kritikuar deklaratat e qeveritarëve se ka rritje ekonomike.

“Rritja ekonomike sipas Bankës Botërore është 3.1% e jo siç e projektuat ju 10.5%. Inflacioni, po ashtu sipas Bankës Botërore, është 19.1%. Kjo i bjen se fuqia blerëse e qytetarit të Kosovës, është përgjysmuar. S’ka si të jetë ndryshe, kur janë shtrenjtuar gjithë artikujt e domosdoshëm për jetesë, e qeveria e ka bllokuar Ligjin e Pagave! E ka bllokuar edhe ndërtimin e kapaciteteve të reja energjetike, siç ishte “Kosova e Re” dhe gazsjellësi amerikan, me arsyetime qesharake, se megavati prej 80 eurove i dukej i shtrenjtë, e sot, çmimi i tij pothuajse është dhjetëfishuar”, ka shkruar Haradinaj.

Ai më tej ka theksuar se nga 706 milionë të planifikuara me buxhetin e shtetit për investime kapitale, janë realizuar vetëm një e dhjeta e tyre. Sipas tij, në çdo sferë ekonomike e sociale ka rënie drastike.

Exit mobile version