Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka reaguar pas aplikimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, duke thënë se ky është lajm i mirë për vendin.
Në një postim në Facebook, Haradinaj ka shkruar se perspektiva evropiane e Kosovës është e pa alternativë.
“Si vend kemi ecur para drejt përmbushjes së kritereve të përcaktuara nga BE dhe kemi marrë notat më të larta në zbatimin e Marrëveshjes Stabilizim-Asociimit tash e sa vjet. Aplikimi sot i Kosovës në Këshillin e Evropës, është lajm i mirë për vendin. Është jetike për ne që BE t’ia hapë dyert Kosovës në proceset integruese duke liberalizuar vizat fillimisht dhe duke i dhënë Kosovës statusin e kandidatit. Kosova natyrshëm është pjesë e familjes evropiane”, ka thënë ai.