Kandidati për president të Kosovës nga radhët e AAK-së, Ramush Haradinaj, para strukturave në Kamenicë ka thënë se Aleanca në Qeverinë e ardhshme do të jetë e përqendruar në zhvillimin ekonomik të vendit.
“Agjenda kryesore e Aleancës në qeverinë e ardhshme është rritja dhe zhvillimi ekonomik. Para strukturave në Kamenicë, shpjegova rëndësinë e shtetit të sigurt, të fortë e të qëndrueshëm, në rritjen ekonomike dhe zhvillimin e vendit”, ka thënë Haradinaj.
Po ashtu, Haradinaj ka thënë se me të në krye të shtetit, dinjiteti dhe integriteti i vendit do të mbetet i pacenueshëm.
“Me mua si president i ardhshëm i Republikës së Kosovës, dinjiteti dhe integriteti i Atdheut tonë do mbetet i pacenueshëm”, ka thënë Haradinaj para strukturave në Kamenicë.