Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj deklaroi sot se janë në përmbyllje të listës me kandidatë për deputetë.
Ai në një konferencë për media përsëriti se synon postin e presidentit duke qenë gardian i interesave të shtetit.
I pari i AAK-së tha se pas zgjedhjeve e lënë të hapur mundësinë për koalicione me partitë politike.
“Pas zgjedhjeve nuk do të kemi vija të kuqe me asnjë subjekt politik”, tha ai.
Ndryshe, AAK nuk ka krijuar koalicion parazgjedhor për garën e zgjedhjeve të 14 shkurtit, të cilat do të mbahen pas vendimit të Kushtetueses se Qeveria Hoti është zgjedhur në mënyrë jo legjitime për shkak të votës së deputetit Etem Arifi, i akuzuar për vepër penale.