Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka bërë të ditur se është publikuar njoftimi për prokurim, për shërbimet konsulente për rishikim të dizajnit dhe mbikëqyrje të punimeve në rrugën N2 Prishtinë-Mitrovicë.
Ministri Aliu ka shkruar në Facebook se shërbimet në fjalë priten të mbulojnë një periudhë 25 mujore.
Ai ka ftuar kompanitë vendore dhe ndërkombëtare të dorëzojnë propozimet e tyre.
Sipas ministrit të Infrastrukturës, është planifikuar që për periudhën 25 mujore, 3 muaj të zgjasë shqyrtimi i dizajnit, përgatitja e dosjes së tenderit, prodecudrat dhe vlerësimi i ofertave, 20 muaj të jetë mbikëqyrja e punimeve, dhe dy muaj periudha finalizuese e projektit.
Postimi i plotë i ministrit Aliu:
Sot është publikuar njoftimi specifik për prokurim për shërbimet Konsulente për Rishikim të Dizajnit dhe Mbikëqyrjen e Punëve Ndërtimore në Rrugën N2 Prishtinë – Mitrovicë, me gjatësi 9.78 km.
Shërbimet do të mbulojnë një përiudhë prej njëzet e pesë (25) muaj kalendarik nga data e fillimit ku përfshihen:
3 muaj shqyrtimin e dizajnit, përgatitjen e dosjes së tenderit, procedurat e prokurimit dhe vlerësimin e ofertave, 20 muaj periudha e mbikëqyrjes se punimeve dhe 2 muaj periudha e finalizimit të projektit.
Ftohen të gjitha Kompanitë konsulente ndërkombëtare dhe vendore të interesuara që ti dorëzojnë propozimeve e tyre.