UBT News

​Hapen terminet për viza në Ambasadën Gjermane

Është hapur afati për termine të reja për vizë gjermane. Ambasada Gjermane në Kosovë ka njoftuar se lista e regjistrimeve për termine në periudhën maj deri në fillim të muajit qershor do të hapet sot në ora 14:00.

“Lista e regjistrimeve për termine për periudhën prill deri në fillim të muajit maj është mbyllur. Lista e regjistrimeve për termine në periudhën maj deri në fillim të muajit qershor do të hapet nga 04.04.2022 në orën 14:00 deri më 13.04.2022 në orën 14:00”, thuhet në njoftimin e ambasadës.

E për shkak të kërkesave të larta për caktim të terminëve, ambasada vendosi rregullin e ri për terminë. Në dhjetor të 2021-ës, u vendos që terminet të caktohen nëpërmjet procedurës së tërheqjes së shortit.

Informata më të hollësishme gjeni këtu.

Exit mobile version