UBT News

​Guvernatori ukrainas: Qyteti i Volnovakha ‘nuk ekziston më’

‘Qyteti juglindor i Volnovakha është shkatërruar plotësisht që nga pushtimi rus’, tha guvernatori i rajonit të Donetsk, Pavlo Kyrylenko.

Ai tha që nga fillimi i pushtimit, shumica e popullsisë së Volnovakha-s është larguar dhe infrastruktura e saj është shkatërruar, që do të thotë se qyteti nuk ekziston më.

“Në përgjithësi, Volnovakha, ashtu siç është kthyer nuk ekziston më” tha ai për kanalin televiziv ukrainas Direct.

Guvernatori shtoi se luftimet vazhdojnë për të parandaluar një rrethim rus të territorit të rëndësishëm strategjik.

Volnovakha ka qenë nën një breshëri të rëndë granatimesh, raketash dhe sulmesh ajrore, duke shkatërruar pothuajse çdo ndërtesë në qytet.

Exit mobile version