UBT News

​Gucati e Haradinaj deklarohen të pafajshëm

Në seancën e parë gjyqësore ndaj tyre, ish-krerët e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj kanë konfirmuar deklaratat e tyre se janë të pafajshëm për të gjitha akuzat me të cilat ngarkohen.

Pasi prokurori ka lexuar aktakuzën ndaj tyre, kryetari i trupit gjykues, Judge Charles L. Smith i ka pyetur ata nëse e mbrojnë deklaratën e parë për vet deklarimin e pafajësisë.

“I pafajshëm jam plotësisht”, ka thënë Gucati në seancën e parë gjyqësore.

Hysni Gucati ka kërkuar të flasë për veten para se të deklarohet, por kryetari i trupuat gjykues ka thënë se një gjë të tillë do të mund ta bëjë në një rast tjetër.

“Para se të deklarohem nëse kish pas mundësi më të jepni 2 minuta kohë për një lexim të shkurtër për biografinë time, nëse ka mundësi dy minuta.

Ndërsa Nasim Haradinaj ka thënë se nuk e kupton aktakuzën duke shtuar se është i pafajshëm.

Exit mobile version