Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, priti në takim Grupin e Miqësisë Lituani- Ballkan Perëndimor të Parlamentit të Republikës së Lituanisë.
Pas këtij takimi me kryeparalamentarin ku nuk pati deklarata për media, Grupi i Miqësisë Kosovë-Lituani të Kuvendit të Kosovës dhe delegacioni nga Lituania do të takohen në orën 14:35.
Më pas do të mbahet një konferencë e përbashkët për media e Laima Andrikienė kryesuese e Komisionit dhe Halil Thaçi zëvendëskryesues i Grupit të Miqësisë Kosovë-Lituani.
Pas kësaj konference delegacioni nga Lituania do të takohen edhe me nënkryetarin Xhavit Haliti dhe anëtarët e Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë në Kuvendin e Kosovës.
Pritet të ketë konferencë për media edhe pas këtij takimi në orën 16:20.