Zëvendëskryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi ka treguar për vendimin e Gjykatës Kushtetuese për korridorin e 8 dhe korridorin e 10-të. Për çka tha se është tejkaluar edhe pengesa e fundit ligjore në drejtim të realizmit të projektit të madh infrastrukturor.
“Vendim i madh sot në Gjykatën Kushtetuese për Korridorin 8 dhe Korridorin 10. Edhe pengesa e fundit ligjore në drejtim të realizimit të projektit më të madh infrastrukturor në historinë e vendit tonë u tejkalua dhe tashmë do të negociohet për kontratën e ndërtimit me kompaninë Bechtel – Enka. Mirënjohje e madhe drejt gjykatësve kushtetues për profesionalizmin e treguar, kolegëve ministra, deputetëve dhe të gjithëve që janë pjesë e realizimit të ëndrrës së madhe. Korridori 8, REALITET”, ka shkruar Grubi.