Zyra Kombëtare Hungareze për Sigurinë e Zinxhirit Ushqimor (Nebih) raportoi sot se ka zbuluar një shpërthim të virusit shumë patogjen të gripit të shpendëve H5N1 në një fermë gjeldeti.
Autoritetet thanë se kanë filluar të therin më shumë se 25 mijë gjela në fermën ku u zbulua virusi.
Përhapja u raportua në rrethin Hajdu-Bihar. Muajin e kaluar, Nebih raportoi një shpërthim të virusit H5N1 në tri ferma në rrethet Baç-Kishkun dhe Bekesh.