Greqia po vazhdon përpjekjet për shuarjen e zjarreve në Rodos dhe Korfuz, ishuj në anë të kundërta të vendit, nga juglindja në veriperëndim.
Evakuimet vazhdojnë në të dy ishujt pasi vendi u bllokua në një valë të tretë të të nxehtit që shkaktoi rritje të temperaturave mbi 40°C (104°F), raportoi të martën e përditshmja Kathimerini.
Mbi 20 mijë njerëz, kryesisht turistë, janë evakuuar deri më tani nga Rodosi, që gjendet në jugperëndim të Turqisë, thanë zyrtarët.
Shërbimi Grek i Zjarrfikësve shkroi në Twitter të martën se ishulli Evia (Euboeia) dhe disa rajone të tjera duke përfshirë Atikën qendrore përballen me rrezik ekstrem, ndërsa rajone të tjera janë nën rrezik shumë të lartë dhe rrezik të lartë, shkruan Anadolu Agency.
Ministria e Ndryshimeve Klimatike dhe Mbrojtjes Civile gjithashtu ndan rregullisht informacione për t’u dhënë civilëve direktiva dhe detaje mbi evakuimet.
Zjarret kanë shkatërruar Greqinë që nga java e kaluar dhe disa vende, përfshirë Turqinë, kanë arritur të ndihmojnë Greqinë në shuarjen e zjarreve, të cilat kanë djegur shtëpi dhe pyje.