UBT News

​Grafitet “Wagner” në veri, Policia nis hetimet: Nxitje e urrejtjes dhe përçarjes ndëretnike

Grafite me mbishkrimin “Wagner” janë shfaqur në Mitrovicë të Veriut dhe në Zveçan. Policia e Kosovës ka thënë se njësiti policor i hetimeve po merret me rastet, derisa i ka cilësuar si “Nxitje e urrejtjes dhe përçarjes ndëretnike”.

Bëhet e ditur se në Mitrovicë të veriut grafitet janë vendosur në mure të objekteve nga persona të panjohur deri më tash.

“Mitrovicë Veri 22.01.2023 – NN. Është raportuar se në mure të objekteve nga persona deri më tani të panjohur, janë shkruar mbishkrime me ngjyrë të kuqe ‘WAGNER’. Njësiti policor i hetimeve po merret me rastin, po ashtu është njoftuar edhe prokurori kujdestar. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.

Ndërsa në Zveçan, Policia bën të ditur se grafitet janë vendosur në tabelat e komunikacionit.

“Zveçan 22/23.01.2023 – NN. Është raportuar se në në tabelat e komunikacionit nga persona deri më tani të panjohur, janë shkruar mbishkrime ‘WAGNER’. Njësiti policor i hetimeve po merret me rastin, po ashtu është njoftuar edhe prokurori kujdestar. Rasti është duke u hetuar”, thuhet po aty.

Kujtojmë se gjatë barrikadave në veri të Kosovës, të cilat ishin ngritur nga serbët vendas në organizimin e grupeve kriminale dhe Beogradit, kanë qenë të pranishëm edhe pjesëtarët e grupit “Wagner”.

Aktivitetet e grupit “Wagner” janë vënë sërish në qendër të vëmendjes së publikut botëror pas pushtimit rus të Ukrainës.

Exit mobile version