UBT News

​Grabitje e armatosur në një pompë të derivateve në Prishtinë

Një grabitje e armatosur ka ndodhur mbrëmë në një pompë të naftës në Prishtinë.

Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se është raportuar se dy të dyshuar deri më tani të pa njohur kanë hyrë brenda në pikën e derivateve dhe nën kërcënimin e armës i kanë grabitur 2 mijë euro.

Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes. Lidhur me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet nga njësitë relevante. 

Exit mobile version