Një grabitje e armatosur ka ndodhur mbrëmë rreth orës 21:00 në rrugën “Idriz Seferi” në Gjilan.
Ankuesja ka raportuar se derisa ka qenë në vendin e saj të punës kishte hyrë një person i maskuar me armë në dorë duke kërkuar para.
I njëjti kishte thyer një xham të sportelit dhe ishte larguar në drejtim të panjohur. Nuk raportohet për të lënduar. Rasti vazhdon tek njësitë kompetente për hetim të mëtutjeshëm”, thuhet në njoftimin e policisë.
Rasti është inicuar si grabitje në tentativë.