Gjykatësit shqiptarë, si dhe i tërë stafi i Gjykatës Themelore të Mitrovicës – divizioni penal, të cilët kanë shërbyer në objektin e kësaj gjykate në veri të Mitrovicës, janë shpërngulur sot në objektin e Gjykatës Themelore – divizioni civil, i cili ndodhet në jug të këtij qyteti.
Kjo për shkak të pasigurisë dhe pamundësisë së lëvizjes së lirë, pas vendosjes së barrikadave më të reja sot në atë pjesë të Mitrovicës.
Ndryshe, një pjesë e gjykatësve dhe personelit tjetër shqiptarë, së bashku me kolegët e tyre serbë, kishin filluar punën në veri të Mitrovicës në vitin 2017, ku sipas marrëveshjes së Brukselit ishte përcaktuar që divizioni penal i Gjykatës Themelore në Mitrovicë të fillojë punën në objektin e veriut të Mitrovicës, ndërsa divizioni civil në jug, përkatësisht në objektin e ish-Jugobankës.