Gjykata Themelore në Gjakovë ka kërkuar nga një muaj paraburgim ndaj pesë të pandehurve për veprën penale të fajde dhe mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve.
Sipas kërkesës, të pandehurit Z.Z., H.Gj., M.P., G.Ll., dyshohen se kanë kryer veprën penale “Fajde”, i pandehuri A.J., dyshohet se ka kryer veprën penale “Fajde në bashkëkryerje” ndërsa të pandehurit M.P. dhe G.Ll., dyshohen edhe për veprën penale “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, vepra të sanksionuara me Kodin Penal të Republikës së Kosovës.