UBT News

​Gjykata lë në burg të dyshuarën në rastin e zhdukjes së Bedri Rexhepit

Gjykata Themelore në Prishtinë ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehures A.R, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Ndihmë” në kryerjen e veprës penale “Rrëmbimi”.

Ky arrestim ka të bëjë me rastin e zhdukjes së biznesmenit Bedri Rexhepi, i parë për herë të fundit më 8 prill të vitit të kaluar në Novobërdë.

Gjyqtarja e procedurës paraprake kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehures A.R e ka aprovuar si të bazuar dhe të njëjtës i ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji.

Përpos të pandehurës A.R., në paraburgim për këtë rast është edhe një tjetër i dyshuar, Jeton Vllasaliu. 

Exit mobile version