Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë (GjND) njoftoi se një seancë dëgjimore do të mbahet më 7 dhe 8 mars për një çështje të iniciuar nga Kievi, i cili akuzon Moskën për planifikimin e gjenocidit në Ukrainë.
Gjykata deklaroi se po vepronte me kërkesë të Ukrainës, e cila akuzon Rusinë për planifikimin e gjenocidit dhe vrasjen e qëllimshme të njerëzve me kombësi ukrainase.
Ukraina nisi procedurat të shtunën. Vendimet e GjND-së janë të detyrueshme dhe nuk mund të apelohen, por gjykata nuk ka asnjë mënyrë apo mjet që vendet t’i zbatojnë ato vendime, transmeton AFP.