Gjithçka i është kthyer normalitetit në pikën kufitare të vendit që lidh Kosovën me Serbinë, në Jarinje.
Ajo është e hapur për qarkullim, ndërsa nuk ka kolona dhe as nevojë për pritje të gjata nga të dyja anët e kufirit.
Qytetarët me shtetësi serbe të cilët hynë në Kosovë nga këto dy pika kufitare, nuk janë të obliguar të plotësojnë dokumentet për hyrje-dalje, pasi Qeveria e Kosovës ka zhvendosur zbatimin e vendimit për reciprocitet rreth letërnjoftimeve për datën 1 shtator 2022.