UBT News

​Gjermania riparon armët e dëmtuara gjatë luftës në Ukrainë në Sllovaki

Armët gjermane të dëmtuara gjatë luftës në Ukrainë do të riparohen në të ardhmen në Sllovaki, njoftoi ministrja gjermane e Mbrojtjes, Christine Lambrecht.

“Ne arritëm një marrëveshje dhe mund të fillojmë menjëherë”, u tha ministrja gazetarëve në margjinat e takimit të ministrave të mbrojtjes të BE-së në Bruksel.

Ajo theksoi se është e rëndësishme që gjithçka që është dorëzuar duhet të mirëmbahet dhe të ripërdoret edhe pas betejës.

Në veçanti, bëhet fjalë për obus-tanke 2000 dhe raketahedhës, shpjegoi Lambrecht.

Gjermania dhe Holanda i dorëzuan Ukrainës obusët Panzer si ndihmë ushtarake në luftën kundër Rusisë.

Exit mobile version